top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U SHPALL NË KËRKIM POLICOR MARJUS XHEPA | AKUZOHET SE DOGJI AUTOMJETET XHAXHAIT PAS KONFLIKTIT PËR PRONAT.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Marjus Xhepa, me moshë 30 vjeç.

 

Ai akuzohet se i dogji automjetet xhaxhait për shkaqe që lidhen me konfliktet për pronat.

 

Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

 

Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij.

 

Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page