
Fushë-Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Mond Topalli, me moshë 41 vjeç.
Ai akuzohet se vendosi lëndë plasëse në lokalin e z. Bledar Tali (lokal i njohur edhe si Brazili i Vjetër), më 31 janar të vitit 2025.

Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i tij mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Njoftim | Zbardhet autorësia e dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së një lokali në Fushë Krujë, kryer më datë 31.01.2025.
Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit, i identifikuar si autor i rastit.
Procedohet penalisht babai i këtij shtetasi, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 1 armë gjahu dhe municion luftarak që mbaheshin pa leje.
Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin M. T., 41 vjeç.
Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, shtetasi G. T., mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Për shtetasin G. T. nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dh “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shteit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Në lidhje me këtë ngjarje kriminale Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin e mëposhtëm 👇👇👇.

Fushë-Krujë, Shqipëri | Në orët e para të mëngjesit të sotëm (31.01.2025) - në Fushë-Krujë - shpërtheu lëndë plasë e vendosur në ballinën e një njësie shërbimi, e njohur si “Brazili i Vjetër”, në vendin e quajtur ish-“Kooperativa Partizani”.
Ngjarja kriminale ndodhi rreth orës 01:30.
Ka dëme materiale por jo viktima.
Pronari, Bledar Tali, deklaroi se nuk ka konflikte.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários