top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U SHPALL NË KËRKIM POLICOR NIK KOLA | AKUZOHET PËR KANOSJE NDAJ NJË GAZETAREJE HETUESE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Nik Kola, me moshë 34 vjeç.

 

Ai akuzohet se ka kërcënuar dhe fyer një gazetare të emisionit “Stop”, përmes rrjeteve sociale dhe videove të tejçuara drejtpërdrejt (live).

 

Në datën 6 janar 2025 emisioni “Stop” tejçoi një denoncim për një skemë të mirëfilltë mashtrimi në rrjetin social vitual “TikTok”, ku bëhej thirrje për mbledhje fondesh për një ndërhyrje shëndetsore për një të mitur.

 

Z. Nik Kola ishte live në rrjetin social virtual “TikTok” me nënën e fëmijës, znj. Xhevahire Laci, duke kërkuar para në llogarinë  “Gofound” për Erjon Lacin.

 

Emisioni “Stop” ka sjellë një dëshmi, ku një qytetar pretendon, që z. Nik Kola i ka kërkuar, t’i gjejë një të sëmurë, për të hapur një llogari “Gofound”, për t’i ndarë paratë e fituara Barabar mes tyre.

 

Njoftim | Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. K., 34 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, ka postuar video live duke kërcënuar dhe fyer një gazetare, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page