U SHPALL NË KËRKIM POLICOR RENATO MNERI | AKUZOHET SE VENDOSI LËNDË PLASËSE NË NJËSINË E SHËRBIMIT (LOKAL) NË ZOTËRIMIN E SOTIRAQ HALILIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Renato Mneri, me moshë 47 vjeç.
Ai akuzohet se vendosi lëndë plasë në njësinë e shërbimit të z. Sotiraq Halili.
Njoftim | Tiranë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.03.2025, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, ku plasi një sasi lënde plasëse në ambientin e jashtëm të një lokali.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari si autor i dyshuar i ngjarjes.
47-vjeçari me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.
Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes si dhe biçikleta që 47-vjeçari përdori për tu larguar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.03.2025, në lokalin në posedim të S. H, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.
Punohet intensivisht për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments