U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR MARIO BOJA DHE ERSJON BOJA | AKUZOHEN SE PLAGOSËN REDI VATËN DJE NË KAMËZ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 2 min read

Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Mario Boja.
2- Z. Ersjon Boja (kushërinj me njëri-tjetrin).
Ata akuzohet se dhunuan z. Redi Vata.
Gjatë kontrollit në banesën e z. Marjo Boja u gjet dhe u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftim | Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, autorë të dyshuar për plagosjen e një 38-vjeçari, me sende të forta.
Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, një shtetas ishte goditur me sende të forta, organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të cilët dyshohet se dje, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, shtetasit R. V., 38 vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta. I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Dy autorët e dyshuar dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me nje makine Benz.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për gjetjen e automjetit Bezn dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments