U SHPIK ROBOTI QË DO TË PENETROJË NË MUSHKËRI PËR TË TRAJTUAR KANCERIN | 2 MILIMETRA I GJERË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 31, 2023
- 1 min read

Lids, Britani e Madhe | Një ekip studiuesish nga Universiteti i Lids (Leeds) ka zhvilluar një robot mjekësor revolucionar dy milimetra të gjerë, që mund të transformojë të ardhmen e diagnostikimit të kancerit të mushkërive.
Roboti në miniaturë, i operuar nga kontrolli magnetik në distancë, mund të lundrojë thellë në mushkëri për të zbuluar dhe trajtuar shenjat e hershme të kancerit.
Duke e formësuar saktësisht robotin duke përdorur magnet, ai mund të hyjë në zona të vështira për t'u arritur, duke minimizuar dëmtimet në indet e shëndetshme.
Testimi i prototipit në mushkëritë e kufomave tregoi aftësinë e tij për të depërtuar 37 për qind më thellë se pajisjet konvencionale, duke e bërë atë më pak invasive, dhe duke mundësuar biopsi të sakta, që synojnë vetëm qelizat malinje.
Janë planifikuar prova klinike njerëzore për këtë robot mjekësor novator, me aspirata të ardhshme për të kontrolluar dy robotë magnetikë njëkohësisht për procedura më komplekse.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments