top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ZHVILLUA CEREMONIA E PËRFUNDIMIT TË KURSIT ME TEMË “MENAXHIMI PËR HETIMIN E TERRORIZMIT”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 27, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në detyrë, drejtues i Lartë Sokol Bizhga, e ngarkuara me Punë, në detyrë, në ambasadën e SHBA-ës në Tiranë, Kethirin (Kathryn) Hammond dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, shpërndanë certifikatat për 13 punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët ndoqën kursin me temë “Menaxhimi për Hetimin e Terrorizmit”.

 

Ky trajnim u organizua në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (U.S. Embassy Tirana).

 

Gjatë ceremonisë së organizuar, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në detyrë, drejtues i Lartë Sokol Bizhga, falënderoi ambasadën amerikane për asistencën e dhënë dhe zyrën rajonale të sigurisë për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në shumë fusha me ndikim në rritjen e nivelit të sigurisë në vend.

 

Drejtues i lartë Sokol Bizhga nënvizoi nevojën e trajnimit të vazhdueshëm për punonjësit e policisë të angazhuar në strukturat e antiterrorit, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale për të përballuar sfidat e reja.

 

E Ngarkuara me punë, në detyrë, në ambasadën e SHBA-ës në Tiranë, Kethrin (Kathryn) Hammond, vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, duke nënvizuar rëndësinë e hetimeve të terrorizmit për goditjen e këtij kërcënimi.

 

Znj. Hammond u shpreh se shpeshherë këto hetime zgjasin në kohë, por kjo nuk duhet të dekurajojë punonjësit e angazhuar për të siguruar rezultate konkrete.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page