UDHËHEQËSI I TALEBANËVE HIBATULLAH AKHUNDZADA MBROJTI EKZEKUTIMET DUKE I KONSIDERUAR PJESË E ZBATIMIT TË SHERIATIT PËR TË CILIN THA SE DO TE VENDOSET ME DETYRIM; SHOQËRIA NUK E PRANON | OKB-ja KUNDËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 days ago
- 1 min read

Kabul, Afganistan | Udhëheqësi suprem i talebanëve Hibatullah Akhundzada ka mbrojtur ekzekutimin e fundit të katër burrave të dënuar për vrasje, duke i quajtur dënimet thelbësore për zbatimin e Sheriatit, ligjit islamik.
Kështu raporton enti mediatik “Afganistan Times”, duke specifikuar se në një mesazh të rrallë audio të botuar sot, udhëheqësi Akhundzada tha se asnjë urdhër i Islamit nuk duhet të lihet i paplotësuar, duke iu referuar ekzekutimeve të fundit.
“Ne jemi të lumtur që presim kokat, por nuk do të jemi të lumtur nëse ligji i Sheriatit nuk zbatohet”, shtoi ai, sipas entit mediatik “Afganistan International”, një stacion televiziv lajmesh dhe aktualiteti me bazë në Londër.
Udhëheqësi Akhundzada më pas kritikoi komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht vendet perëndimore, për kundërshtimin e interpretimit të rreptë të ligjit islamik nga talebanët.
Pavarësisht presionit, ai u zotua se do të vazhdojë të zbatojë zgjedhjen e tij politiko-fetare, qoftë edhe me mjete shtrënguese.
“Në të kaluarën flitej fjalë pa përdorur forcë. Tani është çështje e ligjit: nëse dikush e pranon apo jo, do ta imponojmë me dhunë”, paralajmëroi ai.
Kombet e Bashkuara dhe organizatat e të drejtave të njeriut kundërshtuan ekzekutimet.
“Jemi të tronditur (shokuar)”, shkroi zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut në rrjetin social virtual Iks (X), duke u kërkuar autoriteteve de facto në Afganistan të vendosin një moratorium mbi dënimin me vdekje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários