UEFA: SHQIPËRI-SERBI LUHET NË STADIUMIN “ARENA KOMBËTARE” | NDESHJA I PËRKET GRUPIT K PËR KUALIFIKUESET E KAMPIONATIT BOTËROR; DO TË ZHVILLOHET MË 7 QERSHOR 2025; NË ORËN 20:45.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 12
- 1 min read
Updated: 5 days ago

Nion (Nyon), Konfederata e Zvicrës | UEFA zyrtarizoi vendin se ku do të luhet ndeshja mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Serbisë.
Stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë pritës i ndeshjes.
Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror dhe do të zhvillohet më 7 qershor të vitit, në orën 20:45.
Ndeshja pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios