top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UELLS: ALFRED PËRLOKA DHE ALDI GJEGJAJ U DËNUAN ME BURG | U AKUZUAN SI KULTIVUES DHE TREGTARË HASHASHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 28
  • 1 min read

Uells, Skoci | Autoritetet uellsiane shqiptuan dënime penale për:

1- Z. Alfred Përloka, me moshë 44 vjeç, i cili, u dënua me 45 muaj heqje lirie.

2- Z. Aldi Gjegjaj, me moshë 25 vjeç, u dënua me 36 muaj heqje lirie.

 

Ata u akuzuan si kultivues dhe tregtarë bimësh narkotike.

 

Më 4 korrik të vitit 2024 autoritetet ndaluan dy automjete të dyshuara se po kryenin transport narkotikësh.

 

Një automjet tip “Volvo” dhe një furgon i marrë me qira u ndaluan dhe u kontrolluan dhe u zbuluan afërsisht 100 kg kanabis me një vlerë prej 1 milion paund.

 

Hetimet e mëtejshme çuan në sekuestrimin e 956 bimëve të tjera të hashashit të kultivuara në një objekt që dikur kish shërbyer si shkollë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page