Kiev, Ukrainë | Komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës Oleksandr Sirski (Syrskyi) njoftoi se forcat e Ukrainës janë ende duke avancuar në rajonin rus Kursk dhe deri më tani kontrollojnë 1294 km2 në rajonin rus.
Komandanti Sirski shtoi se 594 ushtarë rusë u kapën gjatë sulmeve në Kursk.
“Ne vazhdojmë të ecim përpara Deri më tani, 1294 kilometra katrorë dhe 100 vendbanime janë marrë nën kontroll”, tha komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios