UKRAINA PO PËRPIQET TË RRASKAPITË RUSINË DUKE HAPUR FRONT TË DYTË NË SUDAN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 14, 2023
- 5 min read

Nga z. Paolo Mauri.
Romë, Itali | Konflikti në Ukrainë është gati të mbyllë vitin e tij të dytë, dhe një dimër tjetër po na vjen, duke sjellë me vete një ngecje të re, dhe gjerësisht të pritshme, në operacionet e luftës.
Përtej faktorëve të thjeshtë klimatikë - rasputica, balta e rrafshnaltave të Ukrainës, mbërriti menjëherë për të bllokuar njerëzit dhe automjetet - për të thënë të vërtetën, ky ngërç filloi disa javë më parë, domethënë, kur u bë e qartë se as kundërofensiva e Ukrainës, as sulmet ruse, çuan në një ndryshim thelbësor strategjik.
Shtabi i Përgjithshëm i Kievit ka zgjedhur qëllimisht të përdorë forcat e tij, të përbërë nga ndihma e konsiderueshme perëndimore, në drejtim të automjeteve të blinduara, me një filozofi të orientuar nga armiku.
Dëmtimi i forcave ruse është i dukshëm nga përdorimi nga ushtria e Moskës i automjeteve dhe armatimeve të zhvarrosura nga depot e kohës sovjetike (tanke T-62, T-54/55 por edhe artileri që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore), por, e gjithë kjo, pati një çmim të lartë, për forcat e Kievit, të cilët, humbën shumë automjete (përfshirë tanke dhe automjete të blinduara të prodhimit perëndimor), dhe njerëz akoma më të çmuar: nga ajo që dimë, mosha e rekrutimit për në front është rritur ndjeshëm në një mesatare prej 43 vjetësh.
Rusia ka potencialisht një grup shumë më të madh personeli, dhe e njëjta gjë vlen edhe për disponueshmërinë e mjeteve ushtarake, të cilat, edhe pse të vjetruara, mund të jenë ende të dobishme, në një front ku kundërshtarët nuk kanë mjete moderne në numër të mjaftueshëm për të ndryshuar lojën.
Rrjedhimisht, konsumimi i potencialit luftarak të Rusisë bëhet një çështje themelore për Kievin, i cili, nuk mund të llogarisë në kthimin e valës së konfliktit vetëm dhe ekskluzivisht duke u mbështetur në forcën e ushtrisë së tij, e cila, është shumë e mangët nga mjetet moderne.
Një dobësim që shkon përtej kufijve ukrainas ose rusë, dhe shtrihet atje ku Moska ka krijuar ura për të çuar përpara axhendën e saj të politikës së jashtme, që synon të kundërshtojë aktivitetin perëndimor, dhe të zgjerojë pellgun e saj të ndikimit.
Tashmë dihet se KUP-te ruse (Kompanitë Ushtarake Private) kanë qenë aktive për vite në kontinentin afrikan, dhe se mes tyre Grupi Uagenr (Wagner), i Jevgeni Prigozhinit (Yevgeny Prigozhin), ende përfaqëson krahun kryesor të Rusisë, për menaxhimin e agjendës së saj të jashtme në një mënyrë të rastësishme.
Shkelja e Moskës përfshin gjithashtu prishjen e imazhit të saj jashtë vendit, dhe për këtë arsye, çdo aktivitet që mund të zvogëlojë perceptimin që ka për Rusinë në Afrikë - dhe në përgjithësi gjetkë - është funksional për të ulur aftësinë e saj, për të fituar simpatinë si kjo si dhe reduktimin e potencialit të saj luftarak.
Ajo që ndodhi mes 7 dhe 8 nëntorit në Sudan, në një vend jo shumë larg kryeqytetit, mund të përshtatet pikërisht në këtë kuptim.
Gazeta ukrainase Shtypi i Kievit (Kyiv Post), ka publikuar pamje të një përplasjeje midis forcave speciale ukrainase dhe operatorëve të grupit Uagenr (Wagner), në Omdurman, një qytet që ndodhet në veri të Kartumit (Khartoum).
Videoja është nga një xhirim nate, ndaj nuk mund të kuptohen saktësisht pajisjet dhe uniformat e protagonistëve të përplasjes së zjarrit, por, është gjeoreferencuar në qytetin sudanez.
Ajo që pamë në të vërtetë mund të ishte një luftë midis Forcave të Operacionit Special të Ukrainës dhe grupit Uagner (Wagner), nëse kemi parasysh se në muajt e fundit doli se ushtria e rregullt e Sudanit - që merret siç dihet me një luftë civile - ka përdorur dronët.
Për më tepër, dihet se megjithëse Ukraina nuk ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmet, dhe as ndonjë pjesëmarrje të çfarëdo lloji, Presidenti Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) u takua në Irlandë, në Shannon, me Abdel Fattah al-Burhan, kreun e Këshillit të Lartë sudanez, në një takim të paplanifikuar, takimi i mbajtur për të diskutuar sfidat e përbashkëta të sigurisë, përkatësisht aktivitetet e grupeve të armatosura të paligjshme të financuara nga Rusia.
Kievi ka treguar, në këto muaj lufte, të alternojë pretendimet me mohimet në lidhje me veprimet e kryera brenda territorit të Federatës Ruse, në një lojë të zgjuar, që synon të ruajë mundësinë e mohimit të besueshëm, dhe në të njëjtën kohë, të ushtrojë presion mbi Kremlinin, duke shfrytëzuar opinionin publik ndërkombëtar.
Prandaj, nuk pritet një pretendim as për atë që pamë në Omdurman, por, besohet se ka shumë mundësi që në të vërtetë ishin forcat speciale ukrainase që sulmuan milicët e grupit Uagner (Wagner).
Hapja midis presidentit Zelenski (Zelensky), dhe al-Burhan-it, ka shumë të ngjarë të sjellë në Sudan ekipe sulmuesish, që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në përdorimin e dronëve në sulmet e mëparshme ndaj rebelëve, dhe që po punojnë, për të kundërshtuar aktivitetin rus në vend.
Ky aktivitet do të shkaktojë shumë më tepër dhimbje koke në Moskë, duke ardhur në një kohë kur Grupi Uagner (Wagner) po kalon një normalizim përmes nënshkrimit të detyrueshëm të kontratave me Mbrojtjen për vullnetarët e tij.
Kontrasti i armatosur ukrainas me KUP-in në Sudan do të duhet të merret përsipër nga Mbrojtja ruse, e cila, do të detyrohet në një farë mënyre të rrisë praninë e saj në atë vend, dhe të zgjerojë fushën e operacioneve të saj, në përpjekje për t'i dhënë fund rrezikut për të braktisur Sudanin, i cili, le të kujtojmë, ka qenë në qendër të interesave të Moskës për disa kohë.
Rusia, në nëntor 2020, kishte arritur të binte dakord me Kartumin për një projekt-marrëveshje për krijimin e një baze detare në Port Sudan, në Detin e Kuq.
Kryeministri Mikhail Mishustin kishte arritur një marrëveshje fillestare me qeverinë al-Burhan-it, e cila, parashikonte përdorimin e portit nga pala ruse për 25 vjet.
Por Sudani kishte mendime të dyta dhe gjenerali Mohamed Othman al-Hussein, në atë kohë shefi i shtabit, kishte thënë se vendi do të pranonte të ndërtonte bazën detare - e përshkruar zyrtarisht si një strukturë e mbështetjes materiale e teknike - vetëm nëse Kremlini do të kishte ofruar ndihma ekonomike.
Më e rëndësishmja, negociatat e reja përcaktuan që Marina Ruse mund ta përdorte bazën vetëm për pesë vjet, me mundësinë e zgjatjes së qirasë deri në 25 gjithsej.
Ndërkohë pati një tjetër grusht shteti (2023) dhe ardhja e Shteteve të Bashkuara për të ushtruar presion mbi al-Burhan, i cili, e gjeti veten të detyruar të luftonte kundër milicive rebele të mbështetura nga Grupi Uagner (Wagner), i cili, ishte prezent në Sudan prej kohëve të Omar al-Bashirit, për të trajnuar forcat lokale.
Tani, nëse nuk ka ndryshime të mëtejshme të regjimit - gjë që nuk do të ishte aq e pamundur në vend dhe në rajon - Moska e gjen veten në disavantazh.
Ajo ka krijuar humusin e duhur, që të jetë në gjendje të pengojë aspiratat e saj në vend, duke i rraskapitur të dyja, imazhin dhe potencialin e tij luftarak.
Nuk mund të përjashtohet që duke pasur parasysh vendndodhjen e takimit të samitit Zelenski - al-Burhan, të ketë mbështetje aktive nga Mbretëria e Bashkuar në lidhje me praninë e SoF-së ukrainase në Sudan, pasi Londra ka pasur një prani historike që nga kolonizimi në vend.
Rezultati i këtij aktiviteti, nga forcat speciale të Kievit, mund të jetë thelbësor, për një zgjerim të mundshëm në të ardhmen të këtyre operacioneve, për të luftuar praninë ruse në kontinentin afrikan, edhe nëse konteksti historik/politik i Sudanit është mjaft i veçantë, dhe ka ofruar terren pjellor që nuk mund të gjendet diku tjetër.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments