top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË: SULM ME RAKETA TË DIELËN E PALMËS | 31 TË VDEKUR NË SUMI (SUMY) DUKE PËRFSHIRË 2 FËMIJË: TË PLAGOSURIT JANË 83 (MES TYRE 7 FËMIJË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 13
  • 1 min read

Sumi, Ukrainë | Një sulm me raketa ruse në qytetin e Sumit (Sumy) në Ukrainën verilindore këtë mëngjes shkaktoi më shumë se 20 të vdekur”, tha kryebashkiaku Artem Kobzar në Telegram, raporton enti mediatik “RBC-Ukraine”.

 

Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse në Sumy është rritur në 31, duke përfshirë dy fëmijë”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave.

 

Të plagosurit janë 83, mes tyre shtatë fëmijë”, tha ministri i Brendshëm ukrainas Igor Klimenko (Klymenko), siç raporton enti mediatik “Ukrinform”.

 

Kreu i Qendrës për Kundër Dezinformimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Andri (Andriy) Kovalenko, theksoi se rusët nisën qëllimisht sulmin të Dielën e Palmës për të shkaktuar viktima të shumta.

 

Një video e telefonit celular e postuar në mediat sociale, e ripostuar nga presidenti Volodimir Zelenski në llogarinë e tij në rrjetin social virtual Iks (X), tregon një rrugë në Sumi (Sumy) pas sulmit raketor rus.

 

Trupat njerëzorë mund të shihen të shpërndarë në tokë; disa tashmë të rreshtuar mes mbeturinave dhe rrënojave; shpëtimtarët që nxjerrin një kufomë nga një ndërtesë.

 

Në sfond mund të shihni makina të djegura me kolona tymi të zi që ngrihet në qiell.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page