UKRAINË: SULMI RUS NË PAVLOGRAD LA 3 TË VDEKUR (MES TYRE NJË FËMIJË) DHE 8 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Dnipropetrovsk-ut (Ukraina lindore) Serhi Lisak (Serhiy Lysak) tha se në Pavlohrad, pas sulmit në një ndërtesë banimi, tre veta, duke përfshirë një fëmijë, u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën.
Kështu shkruan enti mediatik “Unian”.
“Gjashtë persona të lënduar janë shtruar në spital. Një pacient është në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta. Dy veta të tjerë kanë marrë ndihmën mjekësore në vendngjarje. Mes tyre është edhe një vajzë 15-vjeçare”, shpjegoi z. Lisak (Lysak).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments