top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UNESKO NGRE ALARMIN PËR QASJEN E TË MITURVE TEK INTELIGJENCA ARTIFICIALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 1, 2023
  • 2 min read

Paris, Francë | Inteligjenca artificiale gjeneruese mund të përfaqësojë një mundësi të madhe për zhvillimin njerëzor, por, gjithashtu mund të shkaktojë dëm”, dhe pikërisht për këtë shkak, UNESCO ka kërkuar rregulla më të rrepta në lidhje me përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale në shkolla, dhe gjithashtu, do të donte kufizime moshe, për përdorimin e saj. Organi arsimor i Kombeve të Bashkuara raporton se autoritetet publike nuk janë të përgatitura për të trajtuar çështjet etike që lidhen me prezantimin e programeve të Inteligjencës Artificiale (AI) në klasa. Për më tepër, mbështetja në këto programe mund të ndikojë në mirëqenien emocionale të fëmijëve, dhe t'i bëjë ata të prekshëm ndaj manipulimit. Inteligjenca artificiale gjeneruese mund të përfaqësojë një mundësi të madhe për zhvillimin njerëzor, por, gjithashtu mund të shkaktojë dëme dhe paragjykime” - tha Audrey Azoulay nga UNESCO - “ajo nuk mund të integrohet në arsim pa angazhimin publik, pa garancitë dhe rregulloret e nevojshme nga qeveritë. Këto programe, si ChatGpt, shpërthyen në fund të vitit dhe demonstruan aftësinë për të krijuar ese, poezi dhe biseda me të dhëna dhe sugjerime edhe të shkurtra. Ajo ka shkaktuar gjithashtu frikën e plagjiaturës në shkolla, universitete dhe madje edhe në fushën artistike. Por investitorët në këtë sektor e shohin arsimin si një treg të mundshëm fitimprurës. Sipas udhëzuesit të UNESCO-s, mjetet e inteligjencës artificiale kanë fuqinë për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta. Por, këto mjete mund të ishin të sigurta vetëm nëse mësuesit, studentët dhe studiuesit do të ndihmonin në hartimin e rregulloreve, dhe qeveritë do të rregullonin përdorimin e tyre. ChatGpt nuk mund të përdoret për fëmijët nën 13 vjeç. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page