top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UNHCR-ja: 1.6 MILIONË NJERËZ TË ZHVENDOSUR NË MIANMAR; NEVOJA URGJENTE PËR STREHIM DHE NDIHMA; MË SHUMË RREZIQE PËR FËMIJËT DHE PËR GRATË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 1
  • 2 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Janë 1.6 milionë të zhvendosur nga tërmeti shumë i fortë që goditi Mianmarin 4 ditë më parë.

 

Kjo u raportua nga zëdhënësi i UNHCR-së, Babar Balok (Baloch), në Pallatin e Kombeve (Palais des Nations), në Gjenevë.

 

Ndërsa pasgoditjet vazhdojnë të godasin Mianmarin qendror pas tërmetit të 28 marsit, UNHCR-ja ka dërguar furnizime emergjente nga Rangoon për rreth 25000 të mbijetuar në zonat Mandalit (Mandalay) dhe nai Pi To-së (Nay Pyi Taw”, tha ai.

 

Ne po mobilizojmë sende shtesë ndihme nga rezervat tona ekzistuese në Mianmar dhe shpresojmë që këto çarçafë plastikë, dyshekë gjumi, batanije, komplete kuzhine dhe rrjeta kundër mushkonjave do të ofrojnë pak lehtësim në këto kohë dramatike.

 

Ekipet tona aktualisht po identifikojnë nevojat kritike në zonat më të prekura të rajoneve Mandalai, Maguai (Magway) dhe Sagaing, si pjesë e një vlerësimi të shpejtë të nevojave ndër-agjenci.

 

Nevoja më urgjente është shpërndarja e sendeve të strehimit dhe ndihmës në zonat e prekura.

 

Është gjithashtu thelbësore të monitorohen rreziqet që lidhen me pajisjet shpërthyese, ndarjen e familjes, mbrojtjen e fëmijëve dhe dhunën me bazë gjinore.

 

UNHCR është në kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet e prekura për çështjet e sigurisë dhe ofrimin e ndihmës emergjente”, tha z. Balok (Baloch).

 

Tërmeti dhe pasgoditjet e tij përkeqësojnë një situatë tashmë të dëshpëruar në një vend që po vuan efektet e katër viteve të konfliktit.

 

Zonat e goditura nga tërmeti janë shtëpia e 45 për qind e 3.5 milionë njerëzve, të cilët, janë të zhvendosur nga UNHCR-ja, komunitetet që kanë nevojë urgjente për ndihmë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page