top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UNIVERSITETI I KOLUMBISË DËBOI STUDENTËT PRO-PALESTINEZË | 98 PROTESTUES TË ARRESTUAR PËRPARA KULLËS TRAMP NË JORKUN E RI.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox
Protesta jashtë gjykatës për studentin aktivist të Kolumbisë, Mahmoud Khalil, në Jorkun e Ri.
Protesta jashtë gjykatës për studentin aktivist të Kolumbisë, Mahmoud Khalil, në Jorkun e Ri.

Jorku i Ri, Amerikë | Universiteti i Kolumbisë (Columbia) ka përjashtuar ose pezulluar disa nga studentët që morën pjesë në protestat pro-palestineze të vitit të kaluar, duke përfshirë ata që pushtuan Hamilton House.

 

Këtë e ka bërë të ditur universiteti, duke nënvizuar se disa studentëve iu janë hequr diplomat.

 

Masa vjen pas arrestimit nga autoritetet e aktivistit Mahmud Khalil, që besohet të jetë organizatori i protestave.

 

Policia arrestoi 98 nga protestuesit pro-palestinezë që hynë në Kullën Tramp (Trump) në Jorkun e Ri.

 

Këtë e raporton transemtuesi televiziv “CNN”.

 

Mbi 120 njerëz ishin mbledhur në rrokaqiellin e presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në Fifth Avenue, për të mbështetur palestinezët dhe aktivistin Mahmoud Khalil, i cili, u arrestua ditët e fundit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page