top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UNIVERSITETI LA SAPIENCA (SAPIENZA) ËSHTË UNIVERSITETI KRYESOR NË BOTË NË STUDIMET KLASIKE | UNIVERSITETET ITALIANE NË VENDIN E SHTATË NË BOTË; TË DYTAT NË BASHKIMIN EUROPIAN.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Romë, Itali | Universiteti La Sapienca (Sapienza) është universiteti kryesor në botë në studimet klasike.

 

Edicioni i vitit 2025 i raportit të renditjes së universiteteve botërore të QS sipas lëndëve konfirmon për të pestin vit radhazi përparësinë absolute të universitetit në lëndën Klasike dhe Histori antike me rezultatin 99.1.

 

Në nivel global, Italia renditet e shtata për nga numri i hyrjeve në renditje dhe numri i universiteteve të renditura. Ndër vendet e BE-së, Italia zë vendin e dytë, pas vetëm Gjermanisë.

 

Konfirmimi i lidershipit botëror të Sapiencës në studimet klasike - komenton rektorja Antonella Polimeni - është një njohje që konsolidon konceptin e Italisë si atdheu i kulturës klasike në nivel global.


Në pesë vitet e fundit, një numër në rritje i studentëve ndërkombëtarë nga kombe dhe kontinente të largëta janë regjistruar në Sapienca për të studiuar civilizimin latin dhe antik”.

 

Renditja - përfundon rektorja - nxjerr në pah pozicionimin e shkëlqyer të Universitetit edhe në lëndë të tjera në të cilat Universiteti krenohet me një traditë prestigjioze si Fizika dhe Astronomia dhe në disiplinat më të fundit që konfirmojnë natyrën gjeneraliste të Sapiencës, e karakterizuar nga shumëllojshmëria dhe multidisiplinariteti i ofertës arsimore dhe nga përsosmëria e komunitetit tonë studiues”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page