top of page
E BARDHË SHIRIT.png

URA E KASABASHIT ËSHTË DESTINACION TURISTIK I CILI NDËRTHUR HISTORINË DHE BUKURITË NATYRORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 19, 2024
  • 1 min read

Skrapar, Shqipëri | Ura e Kasabashit, monument kulture me rëndësi historike e qytetit të Çorovodës, konsiderohet po ashtu një atraksion turistik në zonë.

 

E ngritur mbi një degë të lumit Osum, dikur në të kalonte rruga e karvaneve Berat - Skrapar - Korçë.

 

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo urë, e cila ruhet në gjendje të mirë.

 

Ura e Kasabashit gjendet në afërsi të qytetit të Çorovodës dhe futet në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese.

 

Qemeri qëndror i cili ka një vëllim më të madh paraqitet me një konstruksion me majë të mprehtë me hapësirë drite 12 metra, ndërsa dy qemerët anësorë janë më të vegjël në vëllim dhe kanë formë gjysmë rrethore.

 

Monumentet e kulturës në Shqipëri po promovohen dhe po mirëmbahen nga specialistët përkatës, pasi këto vende po shndërrohen në atraksione turistike mjaft të pëlqyera nga turistët vendas dhe të huaj.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page