top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

USHTARËT E UKRAINËS DEZERTOJNË GJATË STËRVITJES NË FRANCË | DHJETËRA USHTARË NGA BRIGADA 155 E EMËRTUAR “ANA E KIEVIT” JANË ZHDUKUR.

Paris, Francë | Një zyrtar i ushtrisë franceze konfirmoi për agjencinë e lajmeve “AFP” se dhjetëra ushtarë nga Brigada 155 “Ana e Kievit” janë zhdukur.

 

Dhjetra dezertorë në ushtrinë e Kievit: pas rrjedhjeve, kanë mbërritur konfirmimet e para.

 

Një zyrtar i ushtrisë franceze konfirmoi për agjencinë e lajmeve “AFP” më 6 janar 2025 se disa dhjetëra ushtarë ukrainas që shërbenin në Brigadën 155 të Mekanizuar, të emërtuar “Ana e Kievit” kishin dezertuar gjatë stërvitjes ushtarake në Francë

 

Ka pasur një numër të caktuar dezertimesh, por ato mbeten shumë margjinale duke pasur parasysh volumin e njerëzve që i janë nënshtruar trajnimit”, tha zyrtari anonim për agjencinë franceze të lajmeve. “Ata ishin në kazermat franceze, kishin të drejtë të largoheshin”, shtoi ai.

 

Njësia “Ana e Kievit” mund të mbështetet në rreth 6 mijë veta personel, 2 mijë prej të cilëve kanë ndjekur kurse trajnimi në Francë.

 

Sipas gazetarit Juri (Yurii) Butusov, në javët e fundit rreth pesëdhjetë dezertorë u janë bashkuar qindrave që tashmë ishin braktisur, duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 1700.

 

Ka probleme, dhe ka pasur probleme në personel, në trajnim dhe pjesërisht në stafin komandues, pranoi z. Mykhailo Drapatyi, komandant i forcave tokësore.

 

E gjithë kjo u analizua me vetëdije dhe u nxorën përfundime. Më 2 janar 2025 Kievi nisi një hetim për rastin.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page