USHTRIA AMERIKANE NGRITI PËR HERË TË PARË NË FLUTURIM B-21 RAIDER.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 11, 2023
- 1 min read

Kaliforni, Amerikë | Ushtria amerikane ngriti për herë të parë në fluturim avionin luftarak B-21 Raider, në një fluturim prove.
Për të ndjekur videon e fluturimit të B-21 Raider trokit (kliko) këtu:
B-21 Raider fluturoi në Pellmdeill (Palmdale), Kaliforni.
Forcat Ajrore amerikane po planifikojnë të ndërtojnë 100 avionë luftarakë, të cilët, ngjasojnë me paraardhësin e tyre B-2 Spirit, por, do të inkorporojnë materiale të avancuara, shtytje dhe teknologji, për t’i bërë ata më të mbijetueshëm, në një konflikt të ardhshëm.
Avioni është planifikuar të prodhohet në variante me dhe pa pilotë.
B-21 Raider është avioni i parë bombardues i ri amerikan, në më shumë se 30 vjet, dhe pothuajse çdo aspekt i programit, është i klasifikuar si sekret shtetëror.
B-21 Raider është pjesë e përpjekjeve amerikane për të modernizuar flotën ajërore.
Avioni parashikohet të kushtojë afërsisht rreth 750 milionë dollarë.
Forcat Ajrore planifikojnë të blejnë të paktën 100 avionë dhe të fillojnë të zëvendësojnë bombarduesit B-1 dhe B-2.
Sipas të dhënave të Pentagonit, B-1 kushton rreth 60000 $ në orë për të operuar, ndërsa B-2 kushton rreth 65000 $ në orë. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments