USHTRIA E IZRAELIT (IDF): DO T'I PËRGJIGJEMI ASHPËR SULMIT NGA LIBANI | DEKLARATA VJEN PAS GJUAJTJES ME RAKETA NË VERI TË IZRAELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Ushtria izraelite (IDF) do t'i përgjigjet ashpër sulmit të sotëm në mëngjes nga Libani”, shkroi Ushtria e Izraelit (IDF) në Telegram, duke iu referuar tre raketave të kapura në Metula (në veri).
“Shefi i Shtabit Eial (Eyal) Zamir kreu një vlerësim të situatës pas sulmit me raketa nga Libani këtë mëngjes. IDF-ja do t'i përgjigjet ashpër sulmit të mëngjesit të sotëm - tha ai në një deklaratë - duke shtuar se shteti i Libanit ka përgjegjësinë për të respektuar marrëveshjen (armëpushimi, red.). Nuk ka ndryshime në udhëzimet mbrojtëse të Komandës së Frontit të Brendshëm”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント