USHTRIA E IZRAELIT NISI NJË OFENSIVË E RE TOKËSORE NË LINDJE TË QYTETIT TË GAZËS PËR TË ZGJERUAR ZONËN E SIGURISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 4
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se filloi një ofensivë të re tokësore në lindje të qytetit të Gazës të premten për të zgjeruar zonën e sigurisë që ka krijuar brenda territorit palestinez.
“Në orët e fundit... Trupat kanë filluar të kryejnë aktivitete tokësore në zonën Shejaia (Shejaiya) në veri të Gazës, në mënyrë që të zgjerojnë zonën e sigurisë”, tha ushtria në një deklaratë.
“Trupat eliminuan shumë terroristë dhe çmontuan infrastrukturën terroriste të Hamasit, duke përfshirë një qendër komandimi dhe kontrolli që terroristët përdorën për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme terroriste”, thuhet në deklaratë.
Gjatë dhe përpara operacionit (...) trupat po lejojnë evakuimin e civilëve nga zona e luftimit përmes rrugëve të organizuara për sigurinë e tyre.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz) tha të mërkurën se IDF-ja do të forcojë praninë e saj ushtarake brenda Rripit të Gazës për të shkatërruar dhe pastruar zonën nga terroristët dhe infrastrukturën terroriste.
“Operacioni do të kapë zona të mëdha që do të përfshihen në zonat e sigurisë izraelite”, tha ai, pa specifikuar se sa territor.
Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se ushtria po ndan Gazën dhe konfiskonte territorin për të detyruar Hamasin të lironte pengjet e mbetura izraelite të kapur në sulmin e 7 tetorit 2023.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments