USHTRIA E IZRAELIT: PO PËRGATITEMI TË ZGJEROJMË OFENSIVËN NË GAZA NËSE NEGOCIATAT PËR LIRIMIN E PENGJEVE VAZHDOJNË TË NGECIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 19 hours ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë njoftuar se po përgatiten të zgjerojnë ndjeshëm ofensivën e tyre kundër Hamasit në Rripin e Gazës nëse negociatat për lirimin e pengjeve me grupin terrorist vazhdojnë të ngecin.
Kështu raporton enti mediatik Kohërat e Izraelit (Times of Israel).
Sipas Ushtrisë së Izraelit (IDF) intensifikimi i ofensivës do të bëjë që ushtria të thërrasë një numër të madh rezervistësh dhe të operojë në zona të reja të Gazës.
Që nga 18 marsi, kur Izraeli rifilloi ofensivën e tij kundër Hamasit, Ushtria e Izraelit (IDF) ka thënë se ka goditur më shumë se 1800 objektiva në Gaza.
Në 48 orët e fundit janë prekur 120.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments