top of page
E BARDHË SHIRIT.png

USHTRIA IZRAELITE BËRI THIRRJE PËR EVAKUIMIN E LAGJES RAFHA E CILA KONSIDEROHET NJË ZONË E RREZIKSHME LUFTIMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 23
  • 2 min read

Jeruzalem, Izrael | Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve që të evakuojnë një lagje në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

 

Në një mesazh për banorët e lagjes Tel al-Sultan të Rafahut, zëdhënësi i ushtrisë izraelite arabisht-folës Avichay Adraee tha në llogarinë e tij në rrjetin social virtual Iks (X) e ushtria filloi një ofensivë për të shënjestruar organizatat terroriste dhe u kërkoi atyre të shmangnin udhëtimin në zonë, e cila konsiderohet një zonë e rrezikshme luftimi.

 

Ushtria izraelite tha se kapi një raketë të lëshuar nga Jemeni pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në disa zona të vendit.

 

Pas sirenave që u dëgjuan më herët në disa zona të Izraelit, një raketë e lëshuar nga Jemeni u kap nga IAF (Forcat Ajrore izraelite) përpara se të hynte në territorin izraelit”, tha ushtria në një deklaratë.

 

Një sulm ajror izraelit vrau një anëtar të lartë të byrosë politike të Hamasit në Kan Junis (Khan Younis), në jug të Gazës, raportoi agejncia e lajmeve Rojtërs (Reuters), duke cituar burime palestineze, dhe u raportua nga mediat izraelite.

 

Mediat pro-Hamasit thonë se një sulm ajror vrau z. Salah al- Bardauil (Bardaweel).

 

Në sulm vdiq edhe gruaja e tij.

 

Më shumë udhëheqës të Hamasit thuhet se janë ndër viktimat e sulmeve të rifilluara të Izraelit në Gaza të martën.

 

Ndër të tjera, kreu i qeverisë de facto të Hamasit, Essam Addalees dhe kreu i sigurisë së brendshme Mahmud Abu Uatfa (Watfa) dhe zyrtarë të tjerë të lëvizjes.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page