top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VAJI I NENXHIKUT: I LASHTË, MREKULLUESHËM, DHE ÇUDIBËRËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 29, 2023
  • 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Njihuni me vajin që bën mrekulli, i përdorur që nga kohërat e lashta, për të trajtuar një sërë sëmundjesh, nga dhimbjet e muskujve, çrregullimet e tretjes, deri te përmirësimi i kujtesës dhe lehtësimi i stresit. Ka një aromë të mrekullueshme që përshkon çdo hapësirë ​​në të cilën ndodhet. Ai “vesh” me aromën e tij dehëse, dhe bën akoma më të shijshme pjatat, pijet, por edhe çamçakëzët tanë të preferuar. Megjithatë, nuk është vetëm një sekret kulinar, por përfshihet edhe si përbërës në sapunë dhe produkte kozmetike të ndryshëme. Bëhet fjalë për nenexhikun, një nga bimët me aromën më karakteristike. Pikërisht falë aromës së tij të fortë, nenexhiku sot përpunohet në forma të ndryshme, për t'u përdorur në produkte të ndryshme. Një nga këto forma është vaji i mentes, i cili përftohet nga pjesët e lulëzuara dhe gjethet e bimës. Përveç shijes dhe aromës që u jep ushqimeve dhe kozmetikës, nenexhiku është përdorur prej mijëra vitesh, edhe si një agjent terapeutik, për probleme të ndryshme shëndetësore. Është më i njohur për vetitë e tij të dobishme në trajtimin e sëmundjeve të tilla si sindroma e zorrës së irrituar (IBS), probleme të tjera të tretjes, ftohjes së zakonshme, dhimbjve të kokës, dhe të tjerave ... Në të njëjtën kohë, vaji i mentes rekomandohet edhe për përdorim lokal në lëkurë, me qëllim trajtimin e kushteve të tilla si dhimbjet muskulore, dhimbjet e kyçeve, dhe kruajtjet në lëkurë. Në aromaterapi, promovohet për trajtimin e kollës dhe ftohjes, trajtimin e dhimbjeve, përmirësimin e funksionit mendor, por edhe uljen e stresit. Një sasi e kufizuar kërkimesh kanë treguar efektin e dobishëm të mentes në menaxhimin e sindromës së zorrës së irrituar, duke sugjeruar që vaji i mentes në formë kapsule mund të përmirësojë simptomat tek të rriturit, por, gjithashtu të zvogëlojë dhimbjen e barkut tek fëmijët. Efekti i dobishëm i mentes në sistemin tretës, është vërtetuar edhe nga fakti, se, sipas hulumtimeve produkte specifike që kombinojnë vajin e mentes, me përbërës të tjerë, si vaji i kuminit, ose gjethet e mentes, mund të ndihmojnë në lehtësimin e dispepsisë. Megjithatë, është vërtetuar edhe efekti pozitiv i mentes si përbërës në produktet e xhelit apo kremit, të cilët, aplikohen lokalisht në lëkurë, duke trajtuar patologji të ndryshme. Për shembull, një sasi e kufizuar e provave sugjeron se vaji i mentes i përdorur në mënyrë specifike, mund të jetë i dobishëm për dhimbje koke të rregullta. Në të njëjtën kohë, një sërë studimesh tregojnë se mund të jetë një aleat i fortë i grave gjidhënëse, pasi aplikimi i tij në zonën e thithkave redukton dhimbjen dhe shëron lëkurën e irrituar. Megjithatë, është jashtëzakonisht e rëndësishme, që të aplikohet në një interval kohor me ushqyerjen me gji, dhe të pastrohet përpara se foshnja të ushqehet sërish me gji, pasi kontakti i tij me fytyrën e fëmijës, është i ndaluar, duke rritur rrezikun e problemeve që lidhen me frymëmarrjen. Një studim i vogël zbuloi gjithashtu përfitimet e përdorimit të vajit të mentes në reduktimin e spazmave, gjatë procedurave të caktuara, të tilla si endoskopia, ose ekzaminimi i klizmës. Në përgjithësi, përdorimi i vajit të mentes konsiderohet i sigurt, për sa kohë që përdoret në dozat e rekomanduara. Efektet anësore të mundshme, sipas ekspertëve, lidhen me simptomat e urthit, të përzierat, dhimbjet e barkut dhe tharjen e gojës. Më rrallë, vaji i mentes mund të shkaktojë reaksione alergjike. Sa i përket lëkurës, përdorimi i vajit mund të shkaktojë skuqje dhe acarim të lëkurës. Në çdo rast, është e dobishme të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të merrni ndonjë suplement ose produkt për përdorim në lëkurë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page