top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VARRI (THE TOMBMENT) | NJË NGA VETËM TRE PIKTURAT E MBIJETUARA NGA I MADHI MIKELANXHELO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | The Tombment” përshkruan momentin kur trupi i Krishtit bartet në varrin e tij pas kryqëzimit.

 

Piktura është e papërfunduar dhe ka disa spekulime mbi identitetin e disa prej figurave.

 

Shën Gjon Ungjilltari zakonisht shfaqet me të kuqe me flokë të gjatë dhe mund të jetë figura në të majtë që mban Krishtin.

 

Gruaja që sforcohet me Shën Gjonin për të mbajtur trupin e Krishtit është një nga Tri Maritë, ndoshta Maria Kleofa, e cila, u kujdes për Krishtin në fund të jetës së tij.

 

Njeriu që e ngre Krishtin nga pas është ose Jozefi i Arimatesë, i cili, dhuroi vendin e tij të varrimit për Krishtin, ose Nikodemi, i cili, ndihmoi në uljen e trupit të Krishtit nga Kryqi.

 

Një tjetër nga Tri Maritë, ndoshta Maria Magdalena, ulet në tokë.

 

Hapësira e lënë bosh në të djathtë ishte menduar ndoshta për figurën e gjunjëzuar të Virgjëreshës Mari.

 

Pjesa mbeti e papërfunduar kur Mikelanxhelo u kthye në Firence në vitin 1500, ndoshta për të blerë bllokun e mermerit të destinuar për statujën e Davidit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page