VARËSIA E TË MITURVE NDAJ TEKNOLOGJISË DHE INTERNETIT PO VJEN NË RRITJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 15, 2023
- 1 min read

Romë, Itali | Sipas të dhënave të publikuara nga organizata Shpëto Fëmijët (Save The Children), në Itali, fëmijët dhe adoleshentët janë të hiper-lidhur. 78.3% e fëmijëve nga 11 deri në 13 vjeç përdorin internetin çdo ditë, dhe e bëjnë këtë veçanërisht me telefonat inteligjentë.
Që nga pandemia, mosha e atyre që përdorin telefonin ka rënë: 30.2% e fëmijëve italianë nga 6 deri në 10 vjeç përdorin celularin çdo ditë.
Edhe pse ligji tregon se një përdorues mund të ketë akses në rrjetet sociale vetëm pas moshës 13 vjeç, realiteti nuk tregon se çfarë kërkohet.
Fëmijët dhe adoleshentët përdorin platforma, teknologji, softuerë dhe algoritme që nuk janë krijuar për ta, duke përballuar shumë rreziqe, duke përfshirë edhe bullizmin kibernetik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments