VATIKAN: ERA RRËZOI IKONËN “RINGJALLJA” GJATË MESHËS NË SHËN PJETËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 31, 2024
- 1 min read
Vatikan | Gjatë meshës së drejtuar sot nga Papa Françesku në oborrin e kishës së Vatikanit për të dielën e Pashkëve, era e fortë që frynte në sheshin e Shën Pjetrit në një moment të caktuar shkaktoi rënien e ikonës “Ringjallja”, e vendosur pikërisht pranë Papës.
Pjesëmarrësit e Vatikanit nxituan menjëherë për të ngritur imazhin e shenjtë dhe për ta bërë atë të sigurt për pjesëmarrësit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit