VATIKAN: PAPA FRANÇESKU VDIQ | NË ORËN 7:35 TË MËNGJESIT TË SOTËM U KTHYE NË SHTËPINË E ATIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Vatikan | Kardinali Kevin Farrell njoftoi me trishtim vdekjen e Papa Françeskut, me këto fjalë: “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françeskut.
Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit.
E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve.
Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut në dashurinë e pafundme të mëshirshme të Zotit Një dhe Triuni”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments