top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VATIKANI SHPALLI MARTIRË DY KLERIKË SHQIPTARË | MESHA E LUMNIMIT TË TYRE U MBAJT NË SHKODËR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 16, 2024
  • 1 min read

Shkodër, Shqipëri | At Luigj Palaj (Paliqi) prift shqiptar nga Janjeva e Kosovës i vrarë nga ushtarët malazezë dhe Don Gjon Gazulli i varur në Shkodër, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian, u shpallen martirë ditën e sotme duke e çuar në 40 numrin e martirëve shqiptarë.

 

Mesha e Shenjtë u mbajt sot në orën 10:00 nën drejtimin e të dërguarit të posaçëm të Papa Franceskut, eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marçelo (Marcello) Semeraro.

 

Dy martirët At Luigji Paliqi dhe Don Gjon Gazulli i bashkohen listës prej 38 martirëve shqiptar të shpallur në 2016-ën nga Vatikani.

 

Arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Anxhelo (Angelo) Massafra në meshën e lumnimit të dy martirëve tha se Luigji Paliqi dhe Gjon Gazulli dhanë jetën për fe e atdhe.

 

Një mesazh Massafra dha edhe për luftën në botë.

 

Ndërsa Kardinali shqiptar i Nderit i Vatikanit Ernest Troshani dhe arqipeshkëvi i Kosovës Dodë Gjergji u shprehën se shpallja të lumë e dy martirëve është një nder.

 

Të pranishëm ishin edhe qindra besimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, drejtues të politikës në Shqipëri dhe përfaqësues të trupave diplomatike të rajonit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page