VATIKANI: TELEFONATË MES SEKRETARIT TË VATIKANIT PËR MARRËDHËNIET ME SHTETET POLL RIÇËRD GALLAGËR (PAUL RICHARD GALLAGHER) DHE MINISTËRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË FEDERATËS RUSE SERGEJ LAVROV.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 4
- 1 min read

Vatikan | Një bisedë telefonike u zhvillua sot mes z. Poll Riçërd Gallagër (Paul Richard Gallagher), sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe z. Sergej Lavrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.
“Dialogu - thuhet në një njoftim për shtyp nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë - iu kushtua kornizës së përgjithshme të politikës botërore, me vëmendje të veçantë situatës së luftës në Ukrainë dhe disa nismave që synojnë ndalimin e veprimeve të luftës”.
“Është rikonfirmuar gatishmëria e Selisë së Shenjtë për të vazhduar angazhimin e saj humanitar në çështjet që kanë të bëjnë me shkëmbimin e të burgosurve”, thuhet në shënim.
Së fundi, u shqyrtuan edhe disa çështje që lidhen me jetën fetare dhe në veçanti, situatën e Kishës Katolike në Federatën Ruse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments