top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

VENDET E ULËTA | KALAJA HAAR.

Vendet e Ulëta | Kalaja, e cila ishte ndërtuar mbi depozitat aluviale të lumit Rin (Rhine) (prandaj përdoret edhe termi haar “kodër ranore”).

Origjina e saj ndoshta daton në shekullin e 13-të. Në atë kohë, ndërtesa ishte në pronësi të familjes Van de Haar.

Në vitin 1449, pas vdekjes së Josyna van de Haar, e cila, ishte martuar me Dirk van Zuylen, kështjella u bë pronë e familjes Van Zuylen van Nijevelt.

Ndërtesa u shkatërrua në vitin 1482 gjatë luftimeve midis peshkopit dhe qytetit të Utrehtit (Utrecht), dhe më vonë u rindërtua.

Në vitin 1890, kështjella, prej së cilës ekzistonin vetëm rrënojat, u trashëgua nga Étienne van Zuylen van Nijevelt, i cili, ishte martuar tre vjet më parë me baroneshën franceze Hélène Carline Betsy de Rothschild, nga familja bankare me të njëjtin emër.

Çifti i ri i pronarëve vendosi të rindërtonte ndërtesën, duke ia besuar projektin arkitektit të famshëm Pierre Cuypers: rindërtimi zgjati njëzet vjet, nga viti 1892 deri në vitin 1912.

Ishte një vepër rindërtimi pa të barabartë në Evropë.

Në vitin 2000, kalaja iu dhurua fondacionit “Kasteel de Haar”.

Ndërmjet viteve 2001 dhe 2010, ndërtesa dhe kopshtet përreth iu nënshtruan një restaurimi të madh.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page