VENDIMI I QEVERISË SHQIPTARE PËR MBYLLJEN E PLATFORMËS SOCIALE VIRTUALE “TIKTOK” PËR 1 VIT DO TË SHQYRTOHET NGA GJYKATA KUSHTETUESE | ORGANIZATAT MEDIATIKE DEPOZITUAN KËRKESË PËR SHQYRTIM GJYQËSOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Vendimi i qeverisë shqiptare për mbylljen e platformës sociale virtuale “TikTok” për 1 vit do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.
Organizata të medias e shoqërisë civile dorëzuan kërkesën në gjykatë.
Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, Birn Albania dhe Qendrës për Fuqizimin Ligjor dorëzuan të martën (25.03.2025) kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e rrjetit social “TikTok”.
Qeveria shqiptare vendosi më 6 mars të vitit 2025 të mbyllë platformën e njohur.
Vendimi për mbylljen tërësore të “TikTok”-ut konsiderohet hap ekstrem dhe i pajustifikuar që shkel lirinë e shprehjes, të informimit dhe liritë ekonomike të qytetarëve.
Legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte një precedent të rrezikshëm të censurës digjitale, që mund t'i hapte më pas rrugën edhe mbylljes së rrjeteve të tjera sociale.
Ndalimi i aplikacionit - u argumentua nga Qeveria shqiptare - lidhet me përmbajtjen e pakontrolluar, e cila, mund të sjelli efekte negative mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments