VENDIMMARRJA PËR GJYQIN PARAPRAK NDAJ KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË SALI BERISHA U SHTY PËR MË 23 PRILL TË VITIT 2025 (NË ORËN 13:00).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme (GjKKO) mori vendimin për shtyrjen e seancës gjyqësore gjatë zhvillimit të së cilës, do të duhej të merrej vendim për kalimin ose jo në gjykim të akteve proceduriale penale në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha dhe të disa subjekteve të tjerë.
Ata u hetuan paraprakisht për çështjen që njihet rëndom si “Afera e Klubit Sportiv Partizani”.
Vendimi gjyqësor do të merret në seancën gjyqësore që do të mbahet më 23 prill të vitit; në orën 13:00.
Avokatët mbrojtës të subjekteve nën hetim penal kërkuan pavlefshmërinë e akteve proceduriale penale dhe pushimin e çështjes penale, duke argumentuar se nuk ekzistojnë elementë të veprave penale.
“Aktet e ekspertimit janë të pavlefshme pasi janë kryer nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe jo nga ekspertë të specializuar, siç parashikon ligji”, thanë avokatët mbrojtës.
Vendimi që do të marrë GjKKO-ja ka tre variante, konkretisht:
1- Do të pranohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për kalimin e akteve proceduriale penale në gjykim penal.
2- Do të refuzohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për kalimin e akteve proceduriale penale në gjykim penal duke këthyer aktet për hetime paraprake të mëtejshme sipas udhëzimeve të Gjykatës.
3- Do të pranohet kërkesa e avokatëve mbrojtjes për pushimin e çështjes në ngarkim të të hetuarve.
Duhet theksuar se edhe pse hetimet penale paraprake janë mbyllur ndaj z. Berisha dhe ndaj z. Malltezi vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi masat e sigurimit vetjak.
Z. Berisha zbaton masën e sigurimit vetjak “Detyrim paraqitje”.
Z. Malltezi zbaton masën e sigurimit vetjak “Arrest shtëpie”.
Si të bashkëpandehur me ta janë edhe:
1- Z. Fatmir Bektashi, biznismen (oligark).
2- Xhimi Begeja.
3- Znj. Andia Pustina.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments