VEÇORI E RE E WHATSAPP | BLLOKON MESAZHET ME “CHAT LOCK”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 17, 2023
- 1 min read

Funksioni i ri ju lejon t'i bëni bisedat private. Një veçori e re mbërrin në WhatsApp, që lejon përdoruesit të mbajnë disa biseda më private. Z. Mark Zukerberg (Mark Zuckerberg) e njoftoi këtë fakt në një postim në rrjetet sociale, dhe tha: funksioni quhet “Chat Lock” dhe ju lejon të bllokoni çdo bisedë, duke e vendosur atë në një dosje të specializuar të aksesueshme vetëm përmes të dhënave biometrike, si një gjurmë gishti ose skanimi i fytyrës, ose duke futur një fjalëkalim.
Comentários