VIGJILJA E KRISHTLINDJES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 28, 2023
- 1 min read
📜Titulli: “Christmas Eve”.
👨🎨 Autori: Lovell Birge Harrison (1854-1929).
🕰️Viti: rreth fillimit të viteve 1900.
🏛 Vendndodhja: Koleksioni privat (Vaj në pëlhurë, 60x75 cm).
Tiranë, Shqipëri | Lovell Birge Harrison ishte një piktor amerikan nga Filadelfia.
Me këshillën e Sargent-it, ai studioi në Paris me Carolus-Duran dhe Cabanel.
Ai ekspozoi në Sallon (ekspozita periodike e pikturës në Paris, më e rëndësishmja në botë në atë kohë), dhe një nga pikturat e tij ishte një nga të parat nga një piktor amerikan i blerë nga qeveria franceze.
Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, ai u vendos si një piktor tonalist, dhe gjithashtu si mësues. Leksionet e Harrison-it u botuan në vitin 1909, në një libër të titulluar “Pikturë peizazhi”.
Piktura që ju prezantoj, siç e sugjeron edhe titulli, na çon drejt e në atmosferën e Krishtlindjeve të përjetuar në një mjedis fshatar (rural). Nuk ka drita në rrugët e qytetit, por disa shtëpi të vogla të zhytura në një peizazh me dëborë.
Në sfond, në afërsi të rrugës, gjendet një trup ujor, mbi të cilin, reflektohet drita e hënës së plotë. Pika të tjera drite janë dritaret e shtëpive. E gjithë tabloja luhet në një ton të gjelbër, që mbizotëron mbi kontrastet delikate rozë.
Është prag Krishtlindjesh dhe njerëzit diku në Amerikën rurale janë ngecur në shtëpi, duke e përjetuar pritjen nga afër.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments