VITI 2021 | RREZJA E DYTË KOZMIKE MË ENERGJIKE QË KA ARDHUR NDONJËHERË NGA NJË GALAKTIKË TJETËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 25, 2023
- 2 min read

Jutah, Amerikë | Ishte muaji maj i vitit 2021, kur grupi i teleskopëve në Jutah (Utah), zbuloi një rreze kozmike shumë të fuqishme, e dyta më energjike nga ato të matura ndonjëherë.
Ky rekord vërtetohet nga Profesor Toshihiro Fujii, i Shkollës së Shkencave të Diplomuara, dhe Institutit Nambu Yoichiro, të Fizikës Teorike dhe Eksperimentale, të Universitetit Metropolitan Osaka, i cili, drejtoi një studim të botuar në reviztën shkenca (Science).
Nga sa shihet, grimca nënatomike në fjalë, është jashtëzakonisht e rrallë, dhe ka një energji shumë të lartë, të ngjashme në fuqi me rrezen kozmike “Oh-My-God”, më e ngarkuara ndonjëherë e zbuluar në vitin 1991.
Rrezja e vitit 1991 kishte një nivel prej 320 ekza- elektron volt, ndërsa ajo e vitit 2021 është 244 EeV.
Prof. Fuji shpjegoi se kur zbulova për herë të parë këtë rreze kozmike, mendova se kishte pasur një gabim, pasi tregoi një nivel të paparë energjie në tre dekadat e fundit.
Rrezet kozmike janë grimca me energji të lartë, dhe bërthama atomike, që udhëtojnë nëpër hapësirë, pothuajse me shpejtësinë e dritës, dhe godasin planetin Tokë nga çdo drejtim.
Për vite të tëra, studiuesit kanë kërkuar përgjigje rreth këtyre rrezeve magjepsëse, por, ende nuk është arritur qartësia e origjinës së tyre.
Një hipotezë është se ato janë të lidhura me shpërthimet e rrezeve gama, dhe bërthamat aktive galaktike, por, rrezet më të mëdha kozmike, të zbuluara deri më tani, duket se kanë ardhur nga hapësira e zbrazët ose e zbrazëtia.
“Amaterasu” u zgjodh si emri i grimcave të vitit 2021, ose si e perëndeshës së Diellit, që kontribuoi, sipas traditës fetare Shinto, në krijimin e Japonisë.
Prof. Fujii shtoi se: “asnjë objekt astronomik nuk është identifikuar që përputhet me drejtimin e mbërritjes së rrezes kozmike, gjë që sugjeron mundësinë e fenomeneve të panjohura astronomike, dhe origjinës së re fizike, që bie jashtë modelit standard, dhe se në të ardhmen, ne do të vazhdojmë për të ndjekur eksperimentin e grupit të teleskopit, dhe përmes ndjeshmërisë së katërfishtë, të quajtur TAx4, dhe observatorëve të gjeneratës së ardhshme, ne do të kryejmë një hetim më të detajuar, mbi burimin e kësaj grimce jashtëzakonisht energjike.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments