top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VIZITA E SEKRETARIT BLINKEN NË AFRIKË: A ËSHTË KUNDËRPRODUKTIV KUNDËRTERRORIZMI I SHBA?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 31, 2024
  • 6 min read
Sekretari Entëni (Antony) Blinken duke vizituar galerinë e artit në Lagos të themeluar nga Nike Davies-Okundaye.

Nga znj. Promise Eze.

Abuja, Nigeri | Turneu njëjavor i Sekretarit të Shtetit të SHBA Entëni (Antony) Blinken në katër vende afrikane kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve SHBA-Afrikë - një marrëdhënie, që sipas disa komentuesve, tashmë po zbehet ndërsa Kina dhe Rusia po e rrisin ndikimin në marrëdhëniet e tyre.

Sekretari Blinken bëri ndalesën e tij të parë në Keip Verd (Cape Verde), një ishull i vogël në Afrikën Perëndimore, ku angazhoi kryeministrin Ulisses Correia e Silva në diskutime, dhe përsëriti përkushtimin e SHBA për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimeve të saj me Afrikën.

Duke vazhduar udhëtimin e tij diplomatik, ai vazhdoi më pas në Bregun e Fildishtë, Nigeri, dhe përfundoi turneun e tij në Angola.

Ndërsa sekretari Blinken, në turneun e tij, i shpalli SHBA-të si një aleat thelbësor ekonomik dhe të sigurisë për Afrikën, veçanërisht gjatë kohërave të sfidave rajonale dhe globale, analistët thonë se politika e jashtme e SHBA-së ndaj Afrikës ka sugjeruar se kontinenti mund të jetë shtyrë pas shpine. Pohimet e tyre nuk janë të pabaza.

Në Samitin e Udhëheqësve SHBA-Afrikë në Uashington në nëntor 2022, presidenti Xhëu Baidn (Joe Biden) mori zotimet për të mbështetur demokracinë në Afrikë, dhe njoftoi miratimin e tij për një vend të përhershëm për Bashkimin Afrikan në Grupin e 20.

Presidenti Baidn (Biden) gjithashtu premtoi të vizitojë kontinentin, por që ëndrra nuk u realizua kurrë, pasi Uashingtoni ishte i preokupuar me një mori sfidash globale, si lufta në Gaza dhe lufta Rusi-Ukrainë.

Duke iu drejtuar pyetjeve në lidhje me vizitën e pasuksesshme të presidentit Baidn (Biden), gjatë një interviste në Nigeri, sekratari Blinken mbrojti presidentin duke thënë: “Është pikërisht e kundërta. Presidenti dëshiron shumë të vijë në Afrikë. Ne kemi (kishte) 17 zyrtarë të nivelit të kabinetit, ose të nivelit të departamentit, që nga Samiti i Liderëve të Afrikës.”

LUFTA KUNDËRPRODUKTIVE E SHBA KUNDËR TERRORIZMIT.

Në Abixhan (Abidjan), kryeqyteti i Bregut të Fildishtë, Sekretari i Shtetit Blinken premtoi 45 milionë dollarë për të forcuar sigurinë përgjatë bregut të Afrikës Perëndimore.

Ky angazhim zgjat financimin për një program në vazhdim në rajon, duke e çuar totalin në 300 milionë $.

Sekretari Blinken përgëzoi ushtrinë e Bregut të Fildishtë për përpjekjet e saj kundër kryengritjes në luftimin e grupeve të armatosura, duke pranuar vështirësinë e vendndodhjes së rajonit midis Malit dhe Burkina Fasos, dhe duke njohur pikat e nxehta të dhunës në Sahel.

Për më shumë se dy dekada, SHBA ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të rritur sigurinë dhe promovuar demokracinë, veçanërisht në Sahel.

Megjithatë, pavarësisht këtyre investimeve, terrorizmi vazhdon, duke çuar në grushte shteti të shpeshta, që përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin e kontinentit.

Vitin e kaluar, presidenti Mohamed Bazum i Republikës së Nigerit – një aleat vendimtar i SHBA-së - u rrëzua me forcë nga pushteti nga oficerë ushtarakë të pakënaqur të trajnuar nga SHBA.

Ky grusht shteti i dha një goditje të rëndësishme demokracisë në rritje të Nigerit, pasi Presidenti Bazum ishte ngjitur në pushtet përmes zgjedhjeve të para demokratike të vendit.

Për më tepër, ai shënoi një kthim prapa në përpjekjet e gjata të SHBA-së për të nxitur demokracinë në Sahel.

Duke u përballur me presionin ndërkombëtar, puçistët justifikuan veprimet e tyre duke vënë në dukje paaftësinë e perceptuar të presidentit Bazum për të trajtuar në mënyrë efektive kërcënimin e kryengritjes në vend, pavarësisht nga investimet e konsiderueshme nga SHBA në sigurinë rajonale.

Që nga viti 2012, SHBA-ja ka ndarë më shumë se 500 milionë dollarë ndihmë për sigurinë për Nigerin, duke e pozicionuar atë si marrësin kryesor të ndihmës ushtarake amerikane në Afrikën Perëndimore, dhe të dytin më të lartë në Afrikën Sub-Sahariane.

Përveç që ka trupa në terren, SHBA aktualisht operon një bazë dronesh në Afrikën Sub-Sahariane, një strukturë prej 100 milionë dollarësh, me bazë në Agadez.

Megjithatë, pavarësisht këtyre përparimeve, operacionet kundër kryengritjes, të financuara nga taksapaguesit, kanë krijuar grupe të ndara të lidhura me militantët xhihadistë, duke shkaktuar shqetësime në fshatra dhe qytete.

Ekspertët ia atribuojnë kryengritjen në Afrikën Sub-Sahariane pushtimit të Libisë, të udhëhequr nga SHBA, i cili, nuk arriti të sillte stabilitet në vend, dhe rezultoi në përhapjen e armëve dhe grupeve të dhunshme në të gjithë rajonin, kur luftëtarët e huaj, veçanërisht rebelët Turareg, besnikë ndaj diktatorit libian, kolonel Muammar Gaddafi-t, u larguan nga vendi pas vdekjes së tij.

Një raport i fundit nga Qendra e Afrikës për Studime Strategjike, një institucion kërkimor i departamentit të mbrojtjes amerikane, tregon se Saheli përjetoi rritjen më të madhe të ngjarjeve të dhunshme të lidhura me islamistët militantë në vitin e kaluar krahasuar me çdo rajon tjetër në Afrikë, me 2737 ngjarje të dhunshme.

Raporti thekson se sulmet e lidhura me grupet militante islamike në Sahel janë rritur me tremijë e pesëqind për qind (3500%) që nga viti 2016.

Nëse SHBA nuk do të kishte destabilizuar Libinë, nuk ka asnjë mënyrë që Nigeria, Mali, Nigeri, Çadi dhe Burkina Faso të ishin në kaos”, argumenton znj. Zainab Dabo, një analiste politike me bazë në Nigeri.

Me pushtimet ushtarake në (Afrikën Perëndimore), së bashku me një mosbesim të përgjithshëm për Perëndimin, sekretari Blinken është këtu për të ofruar një paketë të parezistueshme premtimesh, në një përpjekje për të mbetur relevante, veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane, ku Rusia po fiton ndikim”, shtoi ajo.

Për SHBA-në, ndikimi në rritje i Rusisë në Afrikë është një shkak për shqetësim.

Rivaliteti midis dy kombeve u intensifikua ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Rusia i justifikoi veprimet e saj duke përmendur zgjerimin e NATO-s të udhëhequr nga SHBA në Ukrainë, të cilin e konsideroi një kërcënim.

Megjithëse SHBA-ja është përmbajtur nga përfshirja e drejtpërdrejtë në konflikt, ajo ka ofruar ndihmë të konsiderueshme financiare dhe ushtarake për Ukrainën.

Ndërkohë, tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë po përshkallëzohen në Afrikë.

Kjo është evidente, pasi puçistët, shumë prej të cilëve, kanë kaluar trajnime ushtarake në SHBA, po braktisin tani Perëndimin, për të kërkuar mbështetje ushtarake nga grupi ushtarak privat Uagner (Wagner), i mbështetur nga Rusia, në përpjekjet e tyre për të luftuar terrorizmin.

Rusia po kërkon gjithashtu në mënyrë aktive të fitojë ndikim në Afrikë, dhe të sfidojë dominimin e dollarit përmes BRICS.

Megjithatë, ndërkohë që administrata e presidentit Baidn (Biden) po shqyrton përcaktimin e Grupit Uagner, një grup rus, si një organizatë terroriste për shkeljet e të drejtave të njeriut, SHBA-ja është shmangur gjithmonë nga keqbërjet e veta në Afrikë.

Partneritetet ushtarake të SHBA-së në kontinent janë dëmtuar nga një rekord i abuzimeve të të drejtave të njeriut, duke nxitur mosbesimin ndaj ndikimit perëndimor. Në Nigeri, ku sekretari Blinken premtoi mbështetje për përmirësimin e sigurisë, një sulm ajror amerikano-nigerian në vitin 2017 goditi një kamp refugjatësh në Raan, afër kufirit me Kamerun-in, duke vrarë të paktën 115 veta.

Deri më sot, askush nuk është mbajtur përgjegjës për masakrën dhe viktimat nuk kanë marrë drejtësi.

Në Somali, ku ushtria amerikane ka kryer sulme të shumta ajrore kundër grupit të Xhihadit Islamik Al-Shabaab për më shumë se një dekadë, viktimat civile janë bërë të pashmangshme, duke lënë shumë anëtarë të familjes në agoni dhe pa shpresë për drejtësi.

Në vitin 2020, Amnesty International kritikoi Komandën Amerikane të Afrikës (AFRICOM) për vrasjen e një gruaje dhe një fëmije të vogël në një sulm ajror në Somali.

Pavarësisht se familjet e viktimave të kësaj sulmi kontaktuan me misionin e SHBA-së në Somali, Amnesty International raportoi se as personeli diplomatik i SHBA-së dhe as AFRICOM nuk kishin kontaktuar me ta për të ofruar dëmshpërblim.

SHBA, KINA, RUSIA DHE PËRPJEKJA PËR AFRIKËN.

Sipas z. Frank Tietie, një avokat dhe aktivist i të drejtave të njeriut në Abuja, kryeqyteti i Nigerisë, vizita e sekretarit Blinken përkon me një periudhë kur ndikimi i Amerikës perceptohet të jetë në një pikë të ulët, në përleshjen e fundit për Afrikën.

Avokati Tietie pohon se SHBA-ja duhet të shkojë përtej mbrojtjes së thjeshtë për demokracinë, dhe duhet të përputhet në mënyrë aktive me përpjekjet e Kinës dhe Rusisë, duke vendosur burime financiare dhe zhvillimore.

Që nga viti 2003, investimet e huaja direkte kineze (IHD) në Afrikë kanë pësuar një rritje të konsiderueshme, duke u rritur nga 74.8 milionë dollarë në vitin 2003 në 5.4 miliardë dollarë në vitin 2018.

Edhe pse pa një rënie në 2.7 miliardë dollarë në vitin 2019, tendenca u përmbys pavarësisht sfidave të paraqitura nga pandemia COVID-19, me një rigjallërim në 4.2 miliardë dollarë në vitin 2020.

Megjithatë, lindin shqetësime në lidhje me investimet infrastrukturore të Kinës dhe mbi 170 miliardë dollarë kredi në Afrikë, të cilat perceptohen si shfrytëzuese, duke pasur parasysh pritshmëritë e burimet natyrore në këmbim.

Gjatë një takimi me Presidentin João Lourenço të Angolës, sekretari Blinken vlerësoi përparimet në një nga investimet më të rëndësishme të SHBA-së në Afrikë: ndërtimin e Korridorit Lobito, një lidhje hekurudhore thelbësore për eksportet e metaleve nga Brezi i Bakrit Afrikan Qendror.

Megjithatë, për avokatin Tietie, i cili, mendon se SHBA-ja është e vendosur të frenojë ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Afrikë, zhvillime të tilla janë të pamjaftueshme.

Ungjilli i demokracisë nga amerikanët (në Afrikë) nuk ka qenë në gjendje të përputhet me praninë joshëse të kinezëve, me huatë e tyre, dhe ofertën për të shfrytëzuar burimet natyrore, në këmbim të parave. Amerikanët duhet të bëjnë më shumë se premtime të zakonshme, shumë prej të cilave, ne i kemi pasur në të kaluarën, që nuk janë përkthyer në rritje dhe zhvillim për vendet afrikane”, tha avokati Tietie.

Afrika, e përshkruar si vendi i mundësive, do të vazhdojë të shfrytëzohet për burimet e saj natyrore nga Kina, nëse SHBA nuk i përdor mirë kapacitetet e saj.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page