VJEN AUDI I RI ME PERFORMANCË MË TË LARTË SE E-TRON GT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 19, 2023
- 1 min read

Berlin, Gjermani | Audi raportohet se po zhvillon një pasardhës tërësisht elektrik të supermakinës së tij R8, që pritet të dalë në treg, në mesin e viteve 2025.
Ai nuk do të mbajë emrin R8. Automjeti elektrik (EV) do të pozicionohet në krye të linjës së Audi-t, duke ofruar performancë më të lartë se e-tron GT.
Audi synon të ndërpresë modelet me karburant pas vitit 2025, duke e bërë të pashmangshëm pasardhësin elektrik R8.
Ndërsa detajet specifike rreth EV nuk janë zbuluar ende, ai ka të ngjarë të ndajë disa komponentë me modelet elektrike të Porshes (Porsche), duke vazhduar bashkëpunimin e tyre në zhvillimin e EV.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments