top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORA U BË DODOLE: SITUATA NË VLORË KATASTROFIKE | MILONA € DËME MATERIALE: PUSHTETI NUK IA BËN DOT XHAP PËR T’U PËRBALLUR ME KAPRIÇOT E MOTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 4, 2024
  • 1 min read

Updated: Oct 5, 2024

Vlorë, Shqipëri | Situata në qytetin e Vlorës është katastrofike.

 

Janë përmbytur rrugët dhe banesat.

 

Të tjera qytete nën pushtetin e ujit janë Vlora, Durrësi, Librazhdi, Lezha, Tirana, Fier e Pogradeci.

 

Pothuaj 30 familje të cilat rrezikoheshin nga përmbytjet janë evakuuar.

 

Për shkak se niveli i ujit në disa zona ka shkuar në 30-40 cm OSSHT ndërpreu furnizimin me energji elektrike në Vlorë.

 

Edhe furnizimi me ujë të pijshëm u ndërpre.

 

Qytetarët ankohen se e kanë të pamundur të shkarkojnë ujin me pompa nga banesat e përmbytura.

 

Sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është gjendur në kushte atmosferike të këqija, karakterizuar me reshje të dendura shiu dhe shkarkesa atmosferike. Vlora është zona më e prekur, ku reshjet e dendura kanë përmbytur shumë zona. Si pasojë e prezencës së ujit, për të evituar probleme të mëtejshme në rrjetin elektrik, ekipet e OSSH Vlorë kanë marrë masa duke stakuar disa fidera si masë sigurie deri në normalizim të situatës. Do të ketë mungesë të energjisë deri në momentin e largimit të ujit dhe kontrollit të kabinave. Ekipet e gatishmërisë do të jenë në terren për të risjellë sa më shpejt energjinë”, thuhet në reagimin e OSSH-së të Vlorës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page