top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË: OPERACIONI POLICOR “TABACCHINO” | U ARRESTUAN DURIM BOGDANAJ; KRESHNIK VEIZAJ; ALTIN TOTO || TREGTARË DROGËRASH ME PAKICË + CIGARE KONTRABANDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 5
  • 2 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Durim Bogdanaj.

2- Z. Kreshnik Veizaj.

3- Z. Altin Toto.

 

Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit policor “Tabacchino”.

 

Ata akuzohen si tregtarë drogërash me pakicë (kokainë, hashash + paketa cigaresh pa pullë fiskale).

 

Njoftim | Finalizohet operacioni policor “Tabacchino”, goditen 2 raste të shpërndarjes së drogës dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.

 

Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, kanabisi dhe paketa cigaresh pa pullë fiskale.

 

Kishin përshtatur subjektet e tyre tregtare për fshehjen dhe shitjen e dozave të kokainës dhe kanabisit, vihen në pranga 3 shtetas.

 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe tregtisë së paligjshme të mallrave të dyshuara si të kontrabanduara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tabacchino”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

D. B., 40 vjeç, K. V., 44 vjeç dhe A. T., 39 vjeç, të tre banues në Vlorë.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në dy subjekte tregtare të llojit tabakino, në qytetin e Vlorës, njëri në përdorim nga shtetasi D. B. dhe tjetri në përdorim nga shtetasit K. V. dhe A. T, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, si dhe një sasi paketash cigaresh pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave, të dyshuara si të kontrabanduara.

 

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page