top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË: U ARRESTUA ENTELA KAMBERAJ | AJO AKUZOHET SE E KISHTE KTHYER LOKALIN NË FOLE PROSTITUCIONI DHE SHFRYTËZONTE PËR PROSTITUCION KUNDREJT PAGESËS NJË 39-VJEÇARE ME KLIENTË TË NDRYSHËM.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;

1- Znj. Entela Kamberaj, me moshë 41 vjeçe.

 

Ajo akuzohet se e kishte kthyer lokalin në fole prostitucioni dhe shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës një 39-vjeçare me klientë të ndryshëm që frekuentonin lokalin që administronte.

 

Ato akuzohen për veprat penale të:

1- Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

2- Shfrytëzimi i prostitucionit”.

3- Prostitucioni”.

4- Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Njoftim | Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, pas një hetimi tre-mujor të zhvilluar me metoda speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua operacioni policor “MIDNIGHT”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetaset:

 

E. K., 41 vjeçe dhe E. Ç., 39 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë.

 

Nga hetimet rezultoi se shtetasja Entela Kamberaj shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës shtetasen E. Ç., me klientë të ndryshëm që frekuentonin lokalin që 41-vjeçarja administronte, në qytetin e Vlorës.

 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetases Entela Kamberaj, i është gjetur dhe sekuestruar një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe një dozë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

 

Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page