top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VLORË: U ARRESTUA PANAJOT KOLA | QARKULLONTE ME ARMË ZJARRI TË SHKURTËR BREZI (PISTOLETË) ME SILENCIATOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 3
  • 2 min read

Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Panajot Kola, me moshë 19 vjeç, banues në Orikum.

 

Ai akuzohet për veprën penale të parashikuar si: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Ai qarkullonte me armë zjarri të shkurtër brezi (pistoletë) me silenciator.

 

Njoftim | Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me silenciator, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

 

Vihet në pranga dhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.

 

Sekuestrohet arma e zjarrit.

 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nightfall”.

 

Gjatë këtij operacioni, në mbrëmje, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, në Radhimë, është ndaluar për kontroll një automjet tip “Mercedes Benz” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, pasagjeri ka hedhur nga automjeti një çantë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

 

Gjatë kontrollit në çantën marsup, u gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

P. K., 19 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

 

B. K., 34 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

 

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page