top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VOLOS: FATMIR TARELLARI VRAU KUNATIN ERJON PELIVANI | SHKAKU DYSHOHET SE LIDHET ME NJË ABUZIM SEKSUAL DHE GJOBËVËNIE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 10, 2024
  • 3 min read

Argalasti, Volos, Greqi | Z. Fatmir Tarellari, me moshë 50 vjeç, vrau kunatin e tij, z. Erjon Pelivani, me moshë 33 vjeç, pasi krijoi bindjen subjektive (mbështetur mbi deklaratat e së bijës 18-vjeçare), se ai i kishte abuzuar seksualisht që nga mosha 9-vjeçare. Sipas mediave greke, ngjarja kriminale ndodhi në Volos të Greqisë, ndërkohë që e bija, tashmë 18-vjeç, i kishte rrëfyer të atit se 33-vjeçari e përdhunonte sistematikisht që nga mosha 9 -vjeçare, dhe se e mbante në terror psikologjik, pasi e kërcënonte vazhdimisht, se do t’i publikonte foto dhe video të momenteve intime.

Sipas mediave greke kumtohet se bashkëshortja e autorit - dhe njëkohësisht motra e viktimës - tha për një entitet mediatik grek se: “më ka marrë dhe më ka thënë të kam vrarë vëllanë.

Një media greke sjell këtë version të ngjarjes.👇

Tronditje dhe neveri shkaktojnë detajet e krimit të ri të ndodhur mbrëmjen e së martës, në Volos, me një viktimë 33-vjeçar, i cili, dyshohet se ka përdhunuar prej vitesh vajzën e mitur të bashkëshortit të motrës së tij. Mëngjesin e djeshëm vajza vendosi të fliste me të atin për tmerrin që përjetoi nga duart e 33-vjeçarit, duke treguar njëkohësisht se ai e shantazhonte me video dhe foto për t'i mbajtur gojën mbyllur.

50-vjeçari ka marrë pushkën e gjahut dhe me pretendimin se makina e tij ka pësuar dëmtime mekanike, ka pritur viktimën në rrugën provinciale Volou-Zagoras.

Aty pasi kanë debatuar ashpër, 50-vjeçari e ka ekzekutuar me një plumb në kokë dhe më pas është dorëzuar në policinë vendore.

Njëkohësisht, bashkëshortja e autorit dhe motra e viktimës, në prononcimet e saj për mediat greke, tregon se rasti doli në dritë tre ditë më parë, pasi deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë për përdhunimet.

Në të njëjtën kohë, ajo tha se i vëllai i saj ishte kujdesur të mbulonte veprimin e tij të sëmurë.

Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Dhe e imi (bashkëshorti) e mori vesh dhe e hëngri. Më mori dhe më tha: të vrava vëllanë”, tha motra e viktimës e tronditur. Një tjetër media greke sjell këtë version të ngjarjes.👇 I vendosur për të vrarë kunatin e tij 33-vjeçar, duket se ishte 50-vjeçari me origjinë shqiptare, autor i vetërrëfyer i krimit që tronditi që në mëngjes komunitetin lokal të Volosit.

Siç bëhet me dije nga burime të sigurta në gegonota.news, 50-vjeçari me banim në Argalasti, ka lënë takim për të vrarë vëllain e gruas së tij, pak minuta pas mesnatës së djeshme, në zonën “Asteria” të Agrisë, me një pretekst të parëndësishëm.

Dy burrat u takuan dhe pas një mosmarrëveshje verbale, 50-vjeçari duke përdorur një armë gjahu me një tytë - të cilën e posedonte ligjërisht - qëlloi dhe vrau vëllain 33-vjeçar të gruas së tij, dhe më pas u dorëzua vullnetarisht në polici, duke rrëfyer për krimin që ka kryer.

Vrasja ka ndodhur në orën 12:28 pas mesnate dhe sipas informacioneve viktima me banim në Volos ka rënë i vdekur me një plumb të vetëm. Nuk dihet ende se ku është goditur në trup.

E vrau pasi e kishte përdhunuar vajzën e tij që në moshën 9-vjeçare.

Sipas informacioneve nga burime policore, 50-vjeçari i ka thënë policisë se vendimin për vrasjen e kunatit e ka marrë si mëngjesin e së martës (9 janar 2024) pasi vajza e tij 18-vjeçare i zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që pretendonte ajo, po e zhvaste financiarisht, duke e shantazhuar se do t’i publikonte video dhe foto intime.

Autoritetet policore kanë gjetur dhe sekuestruar armën e gjahut, ndërsa për vitimën është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Komentarze

Oceniono na 0 z 5 gwiazdek.
Nie ma jeszcze ocen

Oceń
bottom of page