VORË: U ARRESTUA FLORID CEKU | AKUZOHET SE IU VODHI ME DHUNË VARËSET E FLORIRIT DISA VETAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 1 min read

Vorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arresuan;
1- Z. Florid Ceku.
Ai akuzohet se iu vodhi me dhunë varëset e floririt disa vetave.
Njoftim | Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mekanizmi”.
Gjatë muajit mars, 3 shtetaseve iu vodhi me dhunë, varëset e floririt, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera pas kallëzimeve të 3 shtetaseve, se gjatë muajit mars 2025, në Vorë dhe në Kamëz, iu ishin marrë me dhunë, nga qafa, varëset e floririt, Komisariati i Policisë Nr. 7 ka finalizuar operacionin “Mekanizmi”.
Gjatë operacionit u mundësua identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të këtyre vjedhjeve, shtetasi F. C., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 32-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments