VOSKOPOJË; KORÇË: PAS 7 VITESH PROKURORIA ZBARDHI VDEKJEN E ANTONIO KARAFILIT | U VRA NGA KEJSI SPAHILLARI DHE NGA REXHEP VATHI: E MBYTËN ME ÇARÇAF DHE E INSKENUAN SI VETËVRASJE PËR ÇËSHTJE KURVËRIE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 4 min read

Fshati Voskopojë, Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të hetimit penal zbardhën vdekjen e:
1- Z. Antonio Karafili (e cila, ngjau shtatë vjet më parë).
Vdekja e tij u raportua si vetëvrasje, por, nga hetimet e thelluara u duall në konkluzionin gjyqësor se vdekja e tij ishte e lidhur me vrasje.
Si e dyshuar në krim konsiderohet znj. Kejsi Spahillari, me të cilën, z. Karafili kishte lidhje sentimentale.
Ndaj saj Gjykata e Korçës shqiptoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” mbështetur mbi një kërkesë proceduriale penale të parashtruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Ajo akuzohet për vrasje të kryer në bashkëpunim në dëm të z. Karafili - i cili, atëbotë ishte 18 vjeç.
Tashmë znj. Spahillari gjendet në Kanada ku ka krijuar familje por ajo do të bëhet objekt i një urdhër arresti ndërkombëtar dhe herët apo vonë do t’i duhet të përballet me autoritetet shqiptare të Drejtësisë Penale.
Nga hetimet penale ka rezultuar se motivi i vrasjes së z. Karafili lidhet me faktin se znj. Kejsi Spahillari kishte lidhje sentimentale me z. Karafili por edhe me bashkëpunëtorin e saj në krim, konkretisht me z. Rexhep Vathi.
Z. Vathi (atëbotë me moshë 65 vjeç) nuk mund të bëhet objekt i procedurave penale sepse ai ka vdekur (vetëvrasje).
Bisedat mes znj. Kejsi Spahillari dhe z. Rexhep Vathi pas kryerjes së veprës penale.
Z. Vathi, i cili, u konsiderua si dëshmitar okular është shprehur në atë kohë se mbrëmjen kur z. Karafili u gjet i varur në pemë (në pyll), kishte parë dhe dëgjuar katër veta që bërtisnin.
Z. Vathi (atëbotë kohë 65-vjeç), në bisedat e zbardhura ku flet me znj. Kejsi Spahillari dëgjohet ta porosisë duke i thënë të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregonte se çfarë kishte parë atë natë në pyll.
Dëshmitari Rexhep Vathi: Unë pranoj, të kam çuar fjalë sot, me të sinjalizuar, ti ke dëgjuar vetë, ti i di vetë ma mirë sesa unë, ti sot.., nuk je budallaqe, ti sot futesh te një femër e pjekur, ëëë…?
Kejsi Spahillari: Po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Nuk je, po veten do ta ruash shumë Kejsi! Me mu do hapesh, si me u hap me babën tënd dhe duhet të m’i tregosh të gjitha, pavarësisht di gjë, s’di gjë, kam qenë aty, s’kam qenë aty…Duhet të mi tregosh të gjitha, se më ke krahë si babë… A të ka thirrur policia?
Kejsi Spahillari: Po, që në fillim.
Dëshmitari Rexhep Vathi: Çfarë të kanë thënë?
Kejsi Spahillari: Thjesht çfarë ndodhi, dëshminë e ngjarjes edhe kaq!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Për atë muhabetin, që të thashë, s’bëhet gjë, s’e zgjidhna dot…
Kejsi Spahillari: Seriozisht?
Dëshmitari Rexhep Vathi: Ehee, jo për ndonjë gjë, kisha nevojë edhe unë për një pikë mbështetje këtu, se unë do vij çdo vit, po ja shihe ndonjë grua, që të jetë…
Kejsi Spahillari: Do shikoj, do pyes prapë, se vetë kështu për të njohur, pyeta dy-tre shoqe të mia, i thashë po të keni ndonjë në lagje, kemi ne këtej i thashë…
Dëshmitari Rexhep Vathi: Dëgjo, të jetë një femër serioze, që t’ia vlejë..!
Kejsi Spahillari: Kuptoj, po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Kupto drejt?
Kejsi Spahillari: Ehë…
Dëshmitari Rexhep Vathi: Se kam dhe një tip unë, megjithë mend jam verior, po nuk shkoj degë më degë.
Kejsi, llafet janë shumë, shumë, shumë keq, ama mos harro, shteti e merr avash-avash, kushdo, që të të thërrasë, civil apo ushtarak, nuk di gjë…
Unë kam pas frikë të shkoj në pyll, kam dashur të ulërij, kanë qenë ca jabanxhi aty, më erdhi turp, më erdhi zor, nuk bërtita, mora vëllain në telefon.
Këto llafe i thua, se masanej me na thirr ne, me më thirr mua, unë flas ndryshe, flas gjëra, që ti mos të cënohesh fare, po për t’u ruajtur, duhet të ruhesh shumë!
E shpërndajmë për sot?
Kejsi Spahillari: Po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Kejsi, okej?
Kejsi Spahillari: Po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Kaq di me të thënë! Mirupafshim!
Kejsi Spahillari: Pafshim!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Ruaj veten!
Njoftim | Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, me kërkesë të Prokurorisë së Korçës, për Kejsi Spahillarin, e cila akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj, Antonio Karafili, ngjarje e ndodhur shtatë vite më parë në Voskopojë.
Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe u hetua fillimisht si vetëvrasje, pasi 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në periferi të fshatit Voskopojë, prokuroria vijoi hetimet duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari, dhe Rexhep Vathin.
Nga indiciet dhe provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e të riut.
Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe me Rexhep Vathin.
Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi vrau veten.
Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhrin e arrestit për Spahillarin, ndërsa gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë” për akuzën e “vrasjes me dashje në bashkëpunim”.
Pas kësaj, pritet që Prokuroria e Korçës të procedojë me urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin, e cila prej disa vitesh jeton në Kanada, ku ka krijuar familje, thuhet në njoftim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments