Zagreb, Korocai | Qendrat e votimit u hapen nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm në Kroaci (në të njëjtën kohë me orën shqiptare) për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, në të cilat, favorit i madh për një mandat të dytë pesëvjeçar është presidenti në largim Zoran Milanoviç, i mbështetur nga të gjitha partitë opozitare, të qendrës dhe të qendrës së majtë.
Sipas sondazheve të fundit, z. Milanović, ish-kryeministër socialdemokrat nga viti 2012 deri në vitin 2015, duhet të mposhtë lehtësisht kundërshtarin e tij konservator Dragan Primoraç, duke marrë midis 64 dhe 67% të votave.
Dy javë më parë ai ishte afër fitimit të raundit të parë, duke fituar 49.1% të votave.
Z. Primoraç, doktor dhe shkencëtar, kandidat i konservatorëve të kryeministrit Andrej Plenkoviç, do të luhatet midis 23 dhe 27% të votave.
Në raundin e parë ai mori një zhgënjyes 19.3%.
Të drejtë vote kanë gjithsej 3.7 milionë veta, nga të cilët gati dyqind mijë janë pjesë e diasporës kroate.
6500 qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00 dhe menjëherë pas kësaj pritet të dalin edhe rezultatet e para.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments