VRASJE NË RRUGËN “GALIP BADIVUKU” NË VUSHTRRI: U GJET I VDEKUR ARDIT ZYMERI I LINDUR NË VITIN 2006.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 24
- 3 min read
Updated: Mar 24

Rruga “Galip Badivuku”, Vushtrri, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë së Republikës së Kosovës konstatuan se:
1- Z. Ardit Zymeri u vra me armë zjarri.

Ai u gjet i shtrirë në tokë, rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri.
Autoritetet vendore të hetimit penal kanë ndërmarrë veprimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi me qëllim dokumentimin shkresërisht të kësaj ngjarjeje kriminale, në funksion të zbardhjes së dinamikës dhe të zbulimit të identitetit të dorasit/ave.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Lajm në përditësim, ...👇👇👇
VUSHTRI: U ARRESTUA BLEON DIBRANI | AKUZOHET SE VRAU ME ARMË ZJARRI ARDIT ZYMERIN.

Rruga “Galip Badivuku”, Vushtrri, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë së Republikës së Kosovës konstatuan se:
1- Z. Ardit Zymeri u vra me armë zjarri.
Në lidhje me vrasjen e tij, strukturat përgjegjëse të hetimit penal arrestuan:
1- Z. Bleon Dibrani, i cili, akuzohet si vrasës i z. Zymeri.
Njoftim | Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri.
Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar.
Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.
Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale.
Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishekë.
Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë, thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve të Republikës së Kosovës.

Commentaires