top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VUSHTRI: U ARRESTUA BLEON DIBRANI | AKUZOHET SE VRAU ME ARMË ZJARRI ARDIT ZYMERIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 2 min read

Updated: Mar 24

I arrestuari i dyshuar si vrasës z. Bleon Dibrani.
I arrestuari i dyshuar si vrasës z. Bleon Dibrani.

Rruga “Galip Badivuku”, Vushtrri, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë së Republikës së Kosovës konstatuan se:

1- Z. Ardit Zymeri u vra me armë zjarri.

 

Në lidhje me vrasjen e tij, strukturat përgjegjëse të hetimit penal arrestuan:

1- Z. Bleon Dibrani, i cili, akuzohet si vrasës i z. Zymeri.


Njoftim | Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri.

 

Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar.

 

Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

 

Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

 

Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.

 

Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale.

 

Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishekë.

 

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.  Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë, thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve të Republikës së Kosovës.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

I arrestuari i dyshuar si vrasës z. Bleon Dibrani.
I arrestuari i dyshuar si vrasës z. Bleon Dibrani.
Viktima, Ardit Zymeri.
Viktima, Ardit Zymeri.
Pamje nga vendi i aktit kriminal.
Pamje nga vendi i aktit kriminal.
Pamje nga vendi i aktit kriminal.
Pamje nga vendi i aktit kriminal.

תגובות

דירוג של 0 מתוך 5 כוכבים
אין עדיין דירוגים

הוספת דירוג
bottom of page